Flash News

E-TJERA

“Fëmijët tuaj studiojnë jashtë, të tjerëve ua ndaloni”, Nikolla i pret fjalën Vokshit: Flet përçart!

“Fëmijët tuaj studiojnë jashtë, të tjerëve

Është shoqëruar me debate në Kuvend projektligji i qeverisë për studentët e mjekësisë që i detyron ata që të punojnë 5 vite me detyrim në vend dhe më pas të diplomohen.    

Deputetja e PD, Albana Vokshi e ka quajtur skandaloze nismën pasi sipas saj po kalon në procedurë pa transparencë.

Deklarata e Vokshit është kundërshtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila ia ndërpreu fjalën, pasi i tha po flet përçart dhe jo për procedurë.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: Pse fëmijët tuaj kanë të drejtë të studiojnë jashtë, dhe të tjerëve ia ndaloni

Lindita Nikolla: Po flisni përçart

Vokshi: Qeveria ka miratuar një vendim që po e fut në mënyrë dinake, pa transparencë, është skandaloze

Nikolla: Po ju ndërpres fjalën

Ky është kusht i detyrueshëm për studentët që regjistrohen për herë të parë në Fakultetin e Mjekësisë vitin e ri akademik, ndërsa për studentet e viteve të dyta deri në të gjashta detyrimi për të punuar është deri në 3 vite, ose mund të zgjedhin të paguajnë tarifën e studimit 13-14 herë më shumë nëse kundërshtojnë mbajtjen e diplomës pas përfundimit të shkollimit.

 

Të fundit