Flash News

E-TJERA

Fëmijët vranë babanë në Durrës, flet gjyshi: Në burg përjetë nëse e meritojnë

Fëmijët vranë babanë në Durrës, flet gjyshi:

Babai i Blerina Metës, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e bashkëshortit të saj, Pëllumb Metës ka folur për Top Channel, ai ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa tregon se vajza nuk është në gjendje të flasë.

Mes të tjerash ai tha se ato, duke nënkuptuar fajtorët e mundshëm të ngjarjes, të qëndrojnë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë.

“Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë. Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente. Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë. Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim”, tha ai.

3 fëmijët e familjes Meta ndodhen në burg dhe Blerina e ëma e tyre është në gjendje të lirë por ende në dyshim si pjesëmarrëse në krim .

Të fundit