Flash News

E-TJERA

Fermerët e Maliqit dalin në protestë

Fermerët e Maliqit dalin në protestë

Një protestë për mungesën e ujit për vaditje u zhvillua sot në fshatin Veliternë në njësinë administrative Pirg të Maliqit.

Banoret thonë se sasia prej 30 litrash në sekondë që vjen përmes kanaleve vaditëse është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat në këtë periudhë të nxehtë, duke vënë në rrezik të mbjellat bujqësore.

E njëjta situatë sipas tyre përsëritet prej vitesh ndërsa akuzojnë institucionet përgjegjëse se po e menaxhojnë keq shpërndarjen e ujit.

Fshati Veliternë është një nga zonat më prodhuese në bujqësi, veçanërisht për kultivimin e qepës dhe patates – kultura që kërkojnë ujitje të rregullt për të ruajtur rendimentin.

Banorët paralajmërojnë se, nëse nuk merren masa të menjëhershme, dëmet në bujqësi do të jenë të konsiderueshme.

Të fundit