Flash News

E-TJERA

Fermerët e Myzeqesë dalin sërish në protestë/ Reagon Meta, ka një kërkesë për qeverinë

Fermerët e Myzeqesë dalin sërish në protestë/ Reagon

Fermerët e Myzeqesë kanë dalë sërish sot në protestë. Ata kërkojnë subvencionim direkt të fermerit për njësi të prodhimit, barazim të TVSH-së në shitje dhe blerje, pezullim të TVSH-së për plehrat kimikë, laboratorë analizash dhe garanci pagese të faturave të shitjes nga grumbulluesit.

Në protestën e zhvilluar disa ditë më parë, situata u përshkallëzua dhe pati përplasje mes fermerëve dhe forcave të policisë.

Për protestën e tyre ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se po i ndjek me vëmendje zhvillimet. Ai ka kërkuar që qeveria të dialogojë me ta dhe të vlerësojë kërkesat e tyre. Kreu i Shtetit thekson se zëri i fermerëve është i rëndësishëm dhe se duhet dëgjuar.

"Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth. I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë. Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm", shkruan Meta.

Të fundit