Flash News

E-TJERA

Fermerët në Frakull kundërshtojnë Ramën: Nuk i heqim tendat nga tokat tona

Fermerët në Frakull kundërshtojnë Ramën: Nuk i heqim

Fermerët në Frakull nuk pranojnë urdhrin e kryeministrit Rama për largimin e tendave që ndodhen 15 metra larg autostradës, ndërsa kërkohet që ato të jenë të paktën 20 metra larg.

Ata thonë se tendat janë në tokat e tyre dhe se kjo është burimi kryesor i të ardhurave për familjet e tyre.

Gjithashtu ata ankohen për mungesën e rrugëve dytësore dhe për moskompensimin e tokave që iu morën për ndërtimin e autostradës.

Sakaq, urdhri i Ramës parashikon gjoba dhe ndjekje penale pas 31 korrikut për ata që nuk largohen.

Të fundit