Flash News

E-TJERA

Fermerët sërish në protestë për qumështin, bllokojnë aksin Tepelenë-Gjirokastër

Fermerët sërish në protestë për qumështin,

Fermerët e qarkut Gjirokastër dhe Vlorë kanë dal sërish në protestë. Ata kanë bllokuar aksin Tepelenë-Gjirokastër.

Ata kanë derdhur sasi të konsiderueshme të qumështit në rrugë, ndërsa kërkuan marrjen e masave nga ana e qeverisë ndaj fabrikave përpunuese, pasi këto të fundit, sipas tyre, kanë ulur çmimin me të cilin blejnë qumështin nga fermerët.

Fermerët kërkuan takim me ministren e Bujqësisë Anila Denaj dhe shpalosën katër kërkesa për përmirësimin e gjendjes së tyre.

Pika e parë është çmimi tavan i qumështit. Pika e dytë janë subvencionet, dyfishimi i tyre. Pika e tretë janë kullotat dhe pika e katër janë veprat ujore, plus dhe ilaçet”, tha një prej protestuesve.

Të fundit