Flash News

E-TJERA

Fermerët s'janë fajtorë, por gjobiten/ Ministria e Bujqësisë 'e shet' aksionin ndaj tyre si siguri ushqimore

Fermerët s'janë fajtorë, por gjobiten/ Ministria e

Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas kontrolleve që u ndërmorën me urdhër të kreut të qeverisë, për produktet e bulmetit dhe mishin. Aksioni i ndërmarrë parashikon sekuestro të mallit deri në gjoba ndaj fermerëve dhe tregtarëve.

Në reagimin e bërë ministria deklaron se kontrolli bëhet për sigurinë ushqimore dhe jo si një aksion kundër fermerëve.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor.

MBZHR në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, sqaron se ka për qëllim formalizimin e sektorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët. Fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm në ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurtë.

Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim të qytetarit”, deklaron ministria në reagim.

Por, nëse qëllimi nuk është gjobitja e fermerëve pse ky aksion për "sigurinë ushqimore" u nis menjëherë pas urdhrit të Ramës?

Rikujtojmë rastin e filetove me salmonelë kur autoritetet heshtën dhe hetimet nisën pas denoncimeve në media. Asokohe, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, ia kaloi topin e përgjegjësisë Krimit Ekonomik.

“Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve”, deklaroi Denaj.

Të fundit