Flash News
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë
Ra nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar kosovar.
Mediat vendase shkruajnë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë, pasi 40-vjeçari po udhëtonte me 200 km/orë.
Siç shihet nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë është copëtuar dhe ndarë në dy pjesë.
Mësohet se 40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali.
Dyshohet se bashkë me të ka humbur jetën edhe një grua. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi ata u dogjën në veturën që mori flakë.