Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në kuadër të 7-marsit, "Ditës së mësuesit", politikanët shqiptarë kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të uruar këta të fundit.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e vlerësimit në Korçë, në kuadër të “Ditës së mësuesit”.
Meta falënderoi mësuesit për profesionalizmin dhe misionin e tyre, në këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë së Covid.
“Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës. Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë.
Jemi sot t’ju shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur. Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri”, u shpreh presidenti.
Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje me pamje nga shkollat e ndërtuara apo të rindërtuara së fundmi, ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7-Marsit, ndërsa premton se më e mira është ende përpara.
"Dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur", shkruan Rama.
Në këtë 7-Mars, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zgjedhur të urojë të gjithë mësuesit përmes një fotoje me vajzën e tij Viktorian. Në foto Basha dhe vajza e tij mbajnë një pankartë ku shkruhet urimi për mësuesit.
"Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut) Gëzuar 7 Marsin", shkruan Basha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, edhe drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi i shpreh mirënjohjen mësuesve që merren me edukimin dhe mësimin e fëmijëve.
“Mbetemi gjithmonë nxënës…!
Jemi gjithmonë nxënës, ndaj dhe në 7 Mars nuk mund të harrojmë kurrë se kush kanë qenë ata, që na mësuan, na futën në botën e madhe të librit, të dijes dhe të edukatës së mirë.
Mirënjohja është gjithmonë një fjalë e pamjaftueshme për të përmbledhur atë gjithçka të madhe, që mësuesit bënë me ne.
Misionarët e të mirës, që kanë festën e tyre sot më 7 Mars, na mësuan të mbetemi nxënës përjetë, të jemi modest, të jemi të duruar siç kanë qenë ata të duruar me ne, për të na mësuar dhe për të kuptuar se të mësuarit nuk ndalet, siç nuk ndalet jeta.
I përulem mësuesve të mi, i përulem misionit tuaj të shenjtë dhe mbetem gjithmonë nxënësja juaj”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Ditën e mësuesit nëpërmjet një videoje të veçantë, ku ajo vetë i është bashkuar një kolazhi urimesh e falënderimesh nga nxënës të shkollave të ndryshme të vendit.
"Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë. Çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin".
"Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!", mbyll mesazhin e saj ministrja Kushi.
Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot mësueset dhe mësuesit e Shqipërisë, me rastin e 7-Marsit.
Ne letrën e tij drejtuar mësuesve, ai shkruan se sot është një ditë e shënuar, duke theksuar se kjo është një ndër festat më të bukura të një kombi.
Letra e plotë e Gramoz Ruçit:
“Sot është 7 Mars. Për të gjithë ne, kjo është një ditë e shënuar, madje ndër festat më të bukura të një kombi. Është Festa e Mësuesit.
Është i dyti 7 Mars që e kremtojmë jo siç do të dëshironim. Mësueseve dhe mësuesve të Shqipërisë do t’u mungojë edhe sot melodia e zërave të gëzueshëm dhe përqafimet me nxënësit e tyre të dashur. Por pandemia nuk mund të ndajë ndjenjat, zemrat dhe dashurinë njerëzore.
Në këtë 7 Mars të kësaj pranvere të vështirë për të gjithë planetin, të gjithë ne shqiptarët, urojmë nga thellësia e shpirtit mësueset dhe mësuesit e fëmijëve, mbesave e nipërve tanë: Gëzuar këtë festë të bukur, edhe pse në një kohë anormale!
Bashkë me urimet, sot është dita të shprehim mirënjohjen për punën vetmohuese të mësuesve të Shqipërisë gjatë dy viteve të fundit shkollorë, të cilat do të jenë më të vështirat e karrierës së tyre.
Sot është dita të reflektojmë e të rikujtojmë se progresi i vendit varet nga progresi i arsimit dhe progresi i arsimit është në duart e sigurta të mësueseve dhe mësuesve të Shqipërisë.
Në dorën tuaj, që e kini zgjedhur këtë profesion jo për lehtësi, por si një mision për të pasuruar e zbukuruar jetën e vajzave e djemve të Shqipërisë.
Mësuesi është profesioni më i ëndërruar dhe me më shumë ndikim në jetën e një vendi. Një komb merr fytyrën e mësuesve dhe të shkollave.
Mësuesit janë jo vetëm edukatorët, por lidershipi i vërtetë i kombit dhe i shoqërisë.
Nëse dëshirojmë t’u japim një shans fëmijëve tanë, le t’u japim më parë një shans mësuesve të Shqipërisë.
Për gjithkënd që e konsideron veten të suksesshëm, çelësi i suksesit është mësuesi.
Prandaj asnjëherë nuk duhet të rreshtim t’u japim mësuesve kushte më të mira, pagë më të mirë dhe mirënjohjen më të thellë!”
Në festën e 7-Marsit, edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj mesuesve.
Ajo i ka shprehur mirënjohjen veçanërisht mësuese Adriana Fishta Bejkos si dhe 1 mijë mësuesve që kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe në 21 vende të botës, duke shprehur edhe falënderime për përkushtimin dhe sakrificën e tyre.
“Mirënjohje për mësuese Adriana Fishta Bejko, Ambasadores së Kombit dhe mbi 1 mijë mësuesve që kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe në 21 vende të botës.
Faleminderit për përkushtimin dhe sakrificën për të mbajtur gjallë gjuhën amtare tek brezi i ri.
Janë mbi 300 shkolla e kurse të gjuhës shqipe në diasporë, ku japin mësim mësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët sfidojnë kufijtë dhe bashkojnë në një gjuhë brezin e ri.
Gëzuar 7 marsin”, shkruan Xhaçka.

Si sot, 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38