Flash News

E-TJERA

Festa e Fiter Bajramit/ Qindra besimtarë falin namazin në sheshin 'Skënderbej'; urimet e politikanëve

Festa e Fiter Bajramit/ Qindra besimtarë falin namazin në sheshin
Ceremonia e faljes së namazit

Besimtarët myslimanë festojnë sot një ditë të rëndësishme për kalendarin islamik, Fier Bajramin. Kjo festë vjen pas 30 ditëve agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit. Emri Fiter Bajrami simbolizon solidarizimin me të varfërit,  shpërndarjen e ushqimeve dhe parave me ta.

Besimtarët myslimanë, në ndryshim nga një vit më parë ku kufizimet në kuadër të pandemisë ishin më të ashpëra, kanë falur namazin në sheshin 'Skënderbej'. Ky është një rit me të cilin ata fillojnë ditën e kësaj feste. Ceremonia e faljes së namazit nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit. Politika shqiptare ka nisur me dhënien e mesazheve për këtë ditë të shënuar në kalendarin islamik.

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët, duke theksuar shumë shqiptarë ndanë gjatë muajit të Ramazanit ndihmë për njerëzit në nevojë. Duke cituar Kuranin, Meta thotë: Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni për të mirë dhe mos nxisni urrejtje. Kreu i Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të angazhohen për të mbrojtur demokracinë dhe për të 'forcuar' Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'i urojë besimtarët myslimanë me anë të një video, krahas së cilës shkruan: Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni.

Në të njëjtën linjë edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë urimet e tij për Fiter Bajramin. "Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur", shkruan ai në rrjetet sociale.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto me bashkëshorten e tij dhe ka përcjellë urimin për Fiter Bajramin. Ai uron që të pranohen të gjitha sakrificat e besimtarëve dhe të kthehen në mbarësi për familjet e tyre dhe Shqipërinë.

Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli ka uruar besimtarët, duke vënë theksin te sakrifica e tyre gjatë muajit të Ramazanit.

Referuar situatës që po kalon vendi, ai shkruan: Me shpresën e pranimit nga i madhi Zot, duke uruar të dalim nga kjo periudhë e pazakontë dhe e paimagjinueshme me pasojat e saj në jetën sociale dhe ekonomike të vendit tonë dhe mbarë botës, edhe një herë uroj gëzuar!

 

Të fundit