Flash News

E-TJERA

Festa e Kurban Bajramit/ Udhëheqësit politikë përcjellin mesazhet e urimit: Ditë për reflektim, duhet kapërcyer çdo pengesë

Festa e Kurban Bajramit/ Udhëheqësit politikë përcjellin

Me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit edhe aktorët kryesore të politikës shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë dhe bën thirrje për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie europiane.

Ai thotë se nuk duhen ndalur përpjekjet për të shëruar plagët e shoqërisë si varfëria, korrupsioni, arroganca dhe arbitrariteti.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimane, duke shpërndarë një video nga xhamia  e “Et’hem Beut” në Tiranë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryedemokrati Lulzim Basha uron që në familjet e shqiptarëve të mbizotërojë  gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë. Ai thekson se tradita e kësaj feste për të ndarë të mira me fqinjët dhe të afërmit,  është shenjë e përgjegjësisë që qytetarët ndjejnë ndaj vendit.

Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e ka cilësuar këtë ditë të shenjtë për bashkim dhe reflektim. Ai ka shprehur mirënjohjen ndaj komunitetit mysliman në Shqipëri dhe për traditat që ata kanë.

 

Të fundit