Flash News

E-TJERA

Festa Kombëtare Greke/ Ish-peshëngritësi Pirro Dhima shfaqet në krah të nënës së Kacifas

Festa Kombëtare Greke/ Ish-peshëngritësi Pirro Dhima shfaqet

Sot grekët festojnë ditën e “JO”-së dhe në kuadër të festimeve janë organizuar aktivitete në jug të Shqipërisë. Zv. ministri i Jashtëm grek, ambasadorja dhe përfaqësues të tjerë nga Greqia, kanë vendosur kurora me lule në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.

Edhe politikanë shqiptarë që mbrojnë të drejtat e minoritetit, mes tyre Vangjel Dule, kanë qenë prezent.

I pranishëm ka qenë edhe ish-peshëngritësi me origjinë shqiptare Pirro Dhima. Dhima është shfaqur në krah të nënës së Konstantinos Kacifas, i vrarë në Bularat tre vite më parë.

Kujtojmë se para disa muajsh Dhima humbi nënën e tij. Ajo u gjet e vdekur pas tre ditësh në banesën e saj në Himarë.

 

Të fundit