
Flash News
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Ndahet papritur nga jeta diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida Dumës
Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në vitin 2027
Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës, 11 arrestime në Foggia, në qendër të hetimit një shqiptar
Gara për kreun e BKH-së, përfundon sot afati për aplikimet
Festa në Astir që zbuloi të shkuarën kriminale të Joni Sadikaj
Në fillim të janarit 2025 Policia e Tiranës u alarmua nga telefonata e një vajze, e cila kërkoi ndihmë me pretendimin se po mbahej me forcë nga disa persona në një apartament në Astir, zonë periferike e Tiranës. Kur policia mbërriti në vendngjarje, vajza refuzoi të bashkëpunonte. U desh ndërhyrja e forcave speciale Renea për të shpëtuar të renë ku më pas u zbulua se më shumë se sa një pengmarrje kishte të bënte me një festë mes të rinjsh ku nuk mungonte droga, alkoli dhe armët.
Hetimet zbuluan se në apartamentin e përdorur nga grupi, u gjetën armë dhe mbetje lëndësh narkotike, kokainë. Si të dyshuar të kësaj ngjarje policia shpalli në kërkim Joni Sadikaj dhe disa bashkëpunëtorë të tij, të gjithë me precedentë kriminalë. Megjithatë, vajzat pohuan se kishin marrë pjesë në festë me dëshirën e tyre, policia arriti të arrestonte Ermal Binjakun, i cili dyshohej të kishte bashkëpunuar me grupin, ndërsa djemtë e tjerë mbetën në kërkim.
Joni Sadikaj ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai ishte arrestuar dhe shpallur fajtor nga gjykata për vepra të rënda penale, si trafikimi i sasive të mëdha të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje. Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se Sadikaj jo vetëm kishte përfituar ulje dënimi, por brenda sistemit të drejtësisë dyshohet se është manipuluar dosja e tij penale ç’ka mundësoi lirimin e tij nga burgu.
Drogë, seks dhe armë
Më 9 janar një telefonatë e mbërritur në sallën operative të Policisë së Tiranës alarmoi uniformat blu. Sajma Q, 21 vjeç, i tha policisë se po mbahej me forcë nga disa persona në katin e 8-të të një apartamenti në Astir.
Më pas, vajza refuzoi të bashkëpunonte dhe nuk e hapi derën e shtëpisë në momentin e mbërritjes së policisë. Forcat “Renea” u detyruan të futeshin nga dritaret duke neutralizuar situatën.
Në realitet, pas dëshmive të personave të përfshirë, ngjarja ishte ndryshe nga sa ishte raportuar. Sajma, së bashku me dy shoqet e saja, njëra prej të cilave avokate, kishte kaluar një natë duke konsumuar lëndë narkotike dhe alkool me të njohurin e saj, Joni Sadikaj dhe miqtë e tij.
Policia ka zbuluar në apartamentet e marrë me qira nga grupi, janë gjetur armë të llojit pistoletë dhe mbetje lëndësh narkotike, kokainë. Si të dyshuar për “pengmarrjen” e vajzave, u shpallën në kërkim Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Arnold Jaho, Ogert dhe Anduen Alia, të moshave nga 26 deri në 40 vjec.
Si të implikuar në “festë” policia mundi të arrestojë vetëm Ermal Binjaku, 36 vjeç, ndërsa 5 djemtë e tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim policor.
Vajzat me të cilat djemtë kaluan mbrëmjen e 8 janarit i thanë se kanë qenë në festë me dëshirën e tyre në dy shtëpitë e marra me qira nga djemtë, por hetimet zbuluan se më shumë se sa një festë e çmendur mes miqsh personat e përfshirë rezultonin persona jo vetëm me precedentë penal por të gjendur fajtor edhe nga gjykata për trafikimin e sasive të mëdha lëndëve narkotike. Dokumentet e “shteg.org” tregojnë se të paktën njëri prej tyre, Joni Sadikajn, ia kishte hedhur lehtë dënimeve me pak vite burg. Madje, brenda vetë sistemit të drejtësisë, dosjet e tij rezultojnë të manipuluara duke sjellë dhe lirimin e tij nga qelia.
Lirimi i dyshimtë nga burgu
Në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut të vitit 2017, rreth orës 02:20, në fshatin Bogë, në Kavajë, patrulla e zakonshme e policisë tentoi të ndalonte dy automjete.
Megjithëse patrulla u ka bërë shenjë për të ndaluar shoferët kanë shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë autorët kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet. Por, disa prej tyre u arrestuan më vonë.
Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.
“Grupi hetimor sekuestroi edhe dy automjete të tjera, njëra veturë Toyota dhe tjetra kamionçinë, si edhe shumë pranë bregut të detit, një skaf me dy motorë, i lidhur me një zetor që shërbente për tërheqjen e tij. Pra, në total, deri në këtë fazë hetimore, janë sekuestruar 7 mjete lëvizëse, nga të cilat dy vetura, një fuoristradë, një furgon, një kamionçinë, një zetor dhe një skaf. Me zbulimin e skafit, grupi hetimor krijoi dyshimet se lënda narkotike ishte për qëllim trafikimi në Itali” – njoftoi prokuroria.
Si person i përfshirë në këtë ngjarje rezultonte Joni Sadikaj i cili dhe pretendoi pafajësinë dhe u shpall fajtor nga gjykata.
Prokuroria i faktoi gjykatës prezencën e Sadikajt në këtë tentativë trafikimit me prova të gjetura në terren, por dhe nëpërmjet përgjimeve ambientale brenda ambienteve të komisariatit të Kavajës.
Më 6 dhjetor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi deklarimin fajtor të Joni Sadikajt me 12 vite burgim për trafikim narkotikësh. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite.
I riu e apeloi çështjen dhe përfundimisht me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 7 vite burgim.
Megjithëse i gjendur fajtor për një vepër të rëndë penale Sadikaj rifitoi lirinë pas 4 vitesh e 7 muajsh.
Drejtoria e burgjeve i tha “shteg.org” se Sadikaj ka përfituar 11 muaj e 11 ditë paraburgim, 3 muaj i është ulur dënimi me vendim gjykate, ndërkohë që është liruar me kusht më 1 mars 2022.
I dënuari për trafikimin e lëndëve narkotike ka kërkuar lirimin me kusht që me 25 nëntor të 2021, por Gjykata e Kavajës e ka refuzuar kërkesën e tij.
Gjykata e Apelit në Durrës prishi vendimin e shkallës së parë dhe vendosi lirimin me kusht të Sadikajt, të cilin e detyronte që pjesën e mbetur të dënimit ta shlyente shërbim prove. Për 15 muaj me radhë, ai duhet të mos kishte kontakte me personazhe të skeduar dhe të mos kryente vepra të tjera penale.
Policia e arreston sërish
I mjaftuan vetëm 5 muaj në liri, Joni Sadikajt që të thyente kushtin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Durrës. Tepelenasi, vetëm 23 vjeç, në atë periudhë u ndal nga një patrullë në qytetin e Vlorës më 10 korrik 2022.
Salla Operative dha njoftimin se makina “Masserati”, ku po udhëtonte Joni Sadikaj dhe dy miqtë e tij të ndalohej dhe të kontrollohej. Në orën 22 :20, shërbimet e Komisariatit dhe forcat speciale Shqiponjat iu vunë në ndjekje. Në momentin që makina ndaloi, Joni Sadikaj, që ndodhej në vendin e pasagjerit doli nga automjeti dhe u largua me vrap në drejtim të lagjes “Pavarësia 3”.
Dy efektivët e policisë që po e ndiqnin nga mbrapa i bënë thirrje të ndalonte, ndërsa gjatë ndjekjes, nxori nga çanta armën dhe hodhi poshtë një makine të parkuar. Ndalimi i tij u bë 1000 metra nga vendi ku hodhi armën.
Joni Sadikajt iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe 12 fishekë të kalibrit 9mm. Dy kushërinjtë e tij që u gjetën në makinë u akuzuan për moskallëzim krimi, pavarësisht se deklaruan se nuk kishin dijeni se Joni Sadikaj kishte armë në çantën.
“Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak“, shkruhej në njoftimin e uniformave blu.
Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës për dënimin e Joni Sadikajt ka disa pikëpyetje të forta. Sadikaj u shpall fajtor për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Sadikaj u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje dhe 3 muaj burgim për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.
Gjykata e Vlorës vendosi bashkimin e dënimeve duke e dënuar përfundimisht me 1 vit burgim. Sipas gjykatës, koha e qëndrimit e Joni Sadikajt fillimisht në paraburgim dhe më pas në “Arrest shtëpie” është më e madhe se dënimi, prandaj u urdhërua lirimi i menjëhershëm i tij më 18 shtator 2023.
Pra, Joni Sadikajt i shpëtoi sërish burgut me shumë dritëhije. Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë cilësohet si ai ishte i padënuar më parë, dhe pse mbi të rëndonte një vendim i formës së prerë për trafikim lëndësh narkotike.
Kleçka më e madhe në vendimin ndaj Sadikajt është përcaktimi i nenit me të cilën u dënua. Gjyqtari vendosi dënimin e tij me nenin 278/3 të Kodit Penal, duke e dënuar vetëm me 1 vit e 6 muaj burg.
Sipas nenit 278/3 të Kodit Penal, Joni Sadikaj është dënuar për mbajtjen e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore. Sipas pikës 3 të nenit 278, dënimi parashikohet nga 1 deri në 3 vite burgim. Tepelenasi u dënua me 1 vite 6 muaj burgim.
Ndërkohë, që përcaktimi i nenit është i gabuar, pasi Sadikaj duhej të dënohej me nenin 278/1 që parashikon dënimin nga 3 deri në 7 vite burg për armëmbajtje pa leje në automjete, mjedise publike dhe mjedise të hapura.
Duke qenë se Sadikaj, referuar dosjes zyrtare të Gjykatës dhe deklaratës zyrtare të Policisë është arrestuar në kushte flagrance duke mbajtur armë pa leje në automjet dhe mjedise publike. Pra, duhej dënuar sipas këtij neni. Kjo bëri që Sadikaj të përfitonte nga ky përcaktim i gabuar i neneve, duke përfituar sërish lirinë.
“Shteg.org” e kishte të pamundur të kontaktonte me Sadikajn, pasi ai aktualisht është në kërkim policor ndërsa ish-avokati i tij nuk pranoi të ketë asnjë koment për çështjet që i riu ka me drejtësinë shqiptare./shteg.org
Të fundit


Gjendet i pajetë 38-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se u shtyp nga një traktor
6 Qershor 2025, 22:38

Punimet në Spaç, Lubonja: Shkatërrim i kujtesës kolektive dhe historike
6 Qershor 2025, 21:54
Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje
6 Qershor 2025, 21:28
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor 2025, 21:12
"Do t'i ofrojmë azil politik Elon-it", zyrtarët rusë tallen me përplasjen Trump-Musk
6 Qershor 2025, 20:41
Ndahet papritur nga jeta diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida Dumës
6 Qershor 2025, 20:21


Plagosja e çiftit në Kavajë, policia gjen armën e zjarrit të fshehur në mur
6 Qershor 2025, 19:05
Flet trajneri serb para ndeshjes me kombëtaren kuq e zi: Shqipëria ka ekip serioz
6 Qershor 2025, 18:32
Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në vitin 2027
6 Qershor 2025, 17:58
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme
6 Qershor 2025, 17:50


Antropologji
6 Qershor 2025, 17:06
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor 2025, 16:47
Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve
6 Qershor 2025, 16:31
Ofrimi i shërbimeve online, raporti: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve
6 Qershor 2025, 16:24

Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës
6 Qershor 2025, 15:58
Me barkun e rrumbullakosur, Dafina Zeqiri shijon pushimet me partnerin e saj
6 Qershor 2025, 15:36

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Kurban Bajramit
6 Qershor 2025, 15:04
Shfrytëzonin vajzat për pr*stitucion në Vlorë, arrestohet 28-vjeçari
6 Qershor 2025, 14:44
Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban
6 Qershor 2025, 14:26
Gara për kreun e BKH-së, përfundon sot afati për aplikimet
6 Qershor 2025, 14:15
Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë
6 Qershor 2025, 14:04
Sfida me Shqipërinë, ekipi serb mbërrin në Tiranë
6 Qershor 2025, 13:49
Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori
6 Qershor 2025, 13:34

Berisha uron Kurban Bajramin: Mbarësi për familjet tuaja dhe kombin tonë
6 Qershor 2025, 13:09
Plagosi me armë fqinjët, vetëdorëzohet në polici autori
6 Qershor 2025, 13:02
Kreu akte të turpshme para një gruaje, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Selanik
6 Qershor 2025, 12:50
Tom Cruise futet në librin e Rekordit Botëror Guinness
6 Qershor 2025, 12:38
Nga lëkura e portokallit te bananet, zbuloni ushqimet që iu ndihmojnë me stresin
6 Qershor 2025, 12:28


Si filloi grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk?
6 Qershor 2025, 11:52
Prokuroria dërgon në gjyq 5 shtetas kosovarë për kontrabandë ilaçesh
6 Qershor 2025, 11:33
Plagoset me thikë 21-vjeçari në Sarandë
6 Qershor 2025, 11:24
Qytetarët e Kosovës dynden drejt bregdetit të Shqipërisë, radhë të gjatë nga Morina
6 Qershor 2025, 11:11
Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohet drejt një çifti bashkëshortësh
6 Qershor 2025, 11:05
Merz: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
6 Qershor 2025, 10:45
Gjendet një plantacion d*oge në Cakran, arrestohet 24-vjeçari
6 Qershor 2025, 10:25
Giani De Biasi tregon formulën se si mund të fitojmë me Serbinë
6 Qershor 2025, 10:08
Hoxha: KQZ ishte një nga arkitektët kryesorë të shkatërrimit të votës së lirë
6 Qershor 2025, 09:52
Këmbimi valutor, 6 qershor 2025
6 Qershor 2025, 09:33

Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese
6 Qershor 2025, 09:02
Aksident në urën e re të Kukësit, përplasen tre automjete
6 Qershor 2025, 08:43
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Qershor 2025, 08:28
Mot i kthjellët dhe me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të premte
6 Qershor 2025, 08:13

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2025, 07:46
Në gjyq për abuzim me tendera, deputeti socialist vë në shënjestër ILD-në
5 Qershor 2025, 22:37
Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit
5 Qershor 2025, 22:09

Uzbekistani kualifikohet për herë të parë në Kupën e Botës
5 Qershor 2025, 21:14
Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve
5 Qershor 2025, 20:53
Aksident në Burrel, përplasen dy automjete, 6 të lënduar
5 Qershor 2025, 20:31
Zbuloni ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni stresin
5 Qershor 2025, 20:16
Kalaja: Kam video ku i janë marrë voto PD dhe i janë kaluar PS
5 Qershor 2025, 19:58
Berisha - Ramës: Ti je i pashpresë, do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën
5 Qershor 2025, 19:35

Berisha: Komuniteti ndërkombëtar nuk e pranon farsën
5 Qershor 2025, 18:57
Trump pas bisedës me Xi-në: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare
5 Qershor 2025, 18:35
Berisha për 11 Majin: 28 deputetë ishin në patronazhin e karteleve të drogës
5 Qershor 2025, 18:15
Mbyllet seanca në Kuvend, mazhoranca miraton e vetme projektligjet
5 Qershor 2025, 17:55
Kurban Bajrami, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron besimtarët
5 Qershor 2025, 17:29

Mediu në konferencën e OSBE: Krimi i organizuar ka kapur shtetin shqiptar
5 Qershor 2025, 16:50
Makina përplas 75-vjeçarin te vijat e bardha në Vlorë
5 Qershor 2025, 16:42
Bëri një gjilpërë tek ambulance e lagjes, humb jetën e moshuara në Lushnjë
5 Qershor 2025, 16:36
Protestë në Spaç, pas ndërhyrjeve për restaurim
5 Qershor 2025, 16:27
Foto/ Betoniera bie në humnerë në Ulëz, shoferi niset me urgjencë në spital
5 Qershor 2025, 16:15
11 Maji/ Këlliçi: Ka përpjekje për të ndikuar mbi raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR
5 Qershor 2025, 16:06
Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet
5 Qershor 2025, 15:53
Shpërthen murtaja, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi
5 Qershor 2025, 15:48
Pas Tiranës, KAS vendos edhe hapjen e kutive të votimit në Dibër
5 Qershor 2025, 15:31
Tirana “paralizohet” sërish, ja rrugët që do te janë të bllokuara nesër
5 Qershor 2025, 15:20


Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli
5 Qershor 2025, 14:39
Serbia vjen nesër në Shqipëri, ja ku do të akomodohet
5 Qershor 2025, 14:24

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë
5 Qershor 2025, 13:55
Trafiku i drogës me "tentakula" në Europë, GJKKO vulos burgun për 9 të arrestuarit
5 Qershor 2025, 13:39
Dezerton nga radhët socialiste, Erion Braçe bëhet demokrat "me dokumenta"
5 Qershor 2025, 13:23
Zgjedhjet e 11 Majit, KAS vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë
5 Qershor 2025, 13:22
Nuk ka “tym të bardhë”/ Dështon për herë të 27 konstituimi i Kuvendit të Kosovës
5 Qershor 2025, 13:08
Përplasje në Kuvend/ Elisa Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca
5 Qershor 2025, 13:04
Një Vajzë, Ndryshe, Një Djalë
5 Qershor 2025, 12:57
Aksident në uzinën “Albchrome” në Elbasan, ndalohen tre persona
5 Qershor 2025, 12:54

Nga pasaportat false te rrugët drejt Britanisë e Amerikës, SPAK çon në gjyq 37 persona
5 Qershor 2025, 12:37
Berisha: Ligji i farsës është se diktatorit i shtohen gjithmonë e më shumë votat
5 Qershor 2025, 12:19
