Flash News
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Bardhi i kërkoi interpelancë 100 milionët e Becchetit, Rama i flet për dosjen ‘Xibraka’ të Olsi Ramës
PS bën teatër në Kuvend, braktis sallën pas fjalës së Zhupës
Po kotecet e pulave dhe kasollet e lopëve, do t'i falë mazhoranca?
“Pse më sheh!”/ Dhunohet me sende të forta 19-vjeçari në Sarandë
Festa për pak u kthye në tragjedi, 3 persona shkojnë në spital të plagosur me armë zjarri
Raportohet se rreth orës 01:35 janë paraqitur në një spital privat për ndihmë mjekësore tre të rinjtë me iniciale E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.
Mësohet se ata kanë qenë duke festuar me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar në një lokal në Rrugën e Kavajës, por 32-vjeçari me iniciale E. E., dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme
Shtetasit me iniciale D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa 35-vjeçarja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e 32-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.
Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.
Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.
Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.