Flash News

E-TJERA

Festë e dyfishtë në familjen e Miriamit dhe Albanit, Ameli bën 5: Gëzuar dashuria e babit! Gëzuar Shqipëri!

Festë e dyfishtë në familjen e Miriamit dhe Albanit, Ameli
Foto nga ditëlindja e Ameli

Familja e Miriamit dhe Alban Skënderajt festojnë dyfish 29 nëntorin. Kjo pasi përveçse festë e Çlirimit të Shqipërisë, kjo datë përkon me lindjen e vajzës së tyre, Ameli.

Vogëlushja sot bën 5-vjeç, dhe në këtë ditë të veçantë për të ishte e pamundur të mungonin urimet nga prindërit e saj.

Sikurse shprehja e urtë thotë “Dy zogj me një gur”, të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe Albani, ndërsa shkruan: “Gëzuar dashuria e babit. Gëzuar Shqipëri.”

Festë e dyfishtë në familjen e Miriamit dhe Albanit, Ameli

Ndërkaq, Miriami ka shprehur dashurinë e saj ndaj Amelis, teksa e quan atë princesha e mamit.

“Gëzuar 5-vjetorin princesha e mamit. Ti je frymëzimi i shpirtit tim dhe bekimi më i madh që jeta më dhuroi bashkë me vëllain tënd. I lutem Zotit çdo ditë të gëzosh vetëm shëndet dhe lumturi në jetë.

Jemi me fat që në këtë ditë të shënuar kemi një tjetër arsye të madhe për të festuar e gëzuar. Gëzuar Shqipëri! Uroj që viti i ardhshëm të na gjejë të gjithëve të sigurt e me shëndet mbi të gjitha”, shkruan Miriami.

Festë e dyfishtë në familjen e Miriamit dhe Albanit, Ameli

Të fundit