Flash News

E-TJERA

Festohen nesër Pashkët ortodokse, mbi 5000 emigrantë futen në Shqipëri nga Kapshtica

Festohen nesër Pashkët ortodokse, mbi 5000 emigrantë futen

Nesër janë Pashkët Ortodokse, ku si çdo vit shumë shqiptarë kthehen në atdhe për të festuar me familjarët e tyre. Në pikën kufitare të Kapshticës në 24 orët e fundit është raportuar fluks automjetesh dhe sipas të dhënave deri më tani kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptarë.

Mësohet se për të shmangur trafikun, po punohet me 6 sportele (3 në hyrje dhe 3 në dalje) nga pala jone, ndërsa pala greke po punon me 2 sportele.

Radhë të gjata dhe fluks emigrantësh janë shënuar edhe 2 ditët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës në Gjirokastër.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Kakavijë kanë hyrë rreth  5000 persona, ndërkohë që e njëjta panoramë është edhe në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.

Të fundit