Flash News

E-TJERA

Feston 50-vjetorin, Papa Françesku letër urimi Nikolin Jakës

Feston 50-vjetorin, Papa Françesku letër urimi Nikolin Jakës

Kreu i Dhomës së Tregtisë në Tiranë, Nikolin Jaka, feston sot 50 vjetorin e lindjes. Papa Françesku i është drejtuar me një letër urimi kreut të Dhomës së Tregtisë.

Letrën e ka shpërndarë Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar. Papa i ka uruar ditën e lidnjes Jakës, teksa i jep bekime dhe mbarësi. Përpos kësaj, urimi i Papa Françeskut vjen si një mbështetje ofruar për punën e Jakës.

Postimi i plotë:

Zoti Nikolin Jaka, një prej themeluesve të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, sapo ka festuar 50 vjetorin.

Ndër dhuratat e shumta që ka marrë, njëra e shenjon më fort dhe më veçantërisht vendin që zë z. Nikolin Jaka në komunitetin e biznesit dhe në jetën politike e shoqërore të komuniteteve në tërësi.

Një certifikatë bekimi nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku me rastin e përvjetorit. Jo vetëm si ‘kartolinë urimi’ për ditëlindje, por edhe si mbështetje për rolin e tij, tashmë aq të njohur nga të gjitha komunitetet ku z. Jaka ushtron aktivitetin e tij prej tri dekadash. Këto urime dhe bekime Papa i rezervon për autoritete të larta në fusha të ndryshme.

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ndjehet shumë i nderuar dhe i vlerësuar për këtë bekim Papnor, që i bëhet përfaqësuesit tonë.

Urime Kryetar Nikolin Jaka edhe 100 vite me shëndet, të lumtura dhe produktive dhe bekimet Papës së Shenjtë të shtofshin vullnet dhe mbarësi në rrugën përpara!

Feston 50-vjetorin, Papa Françesku letër urimi Nikolin Jakës

Të fundit