Flash News

E-TJERA

Fetie Kasaj braktis Policinë e Vlorës, shkak incidenti me skuadrën “Shqiponja”

Fetie Kasaj braktis Policinë e Vlorës, shkak incidenti me

Rekordmenia për femra e peshëngritjes Shqiptare, Fetie Kasaj ka vendosur të braktisë detyrën e saj, si inspektorja e skuadrës “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku ka shërbyer për disa vite me radhë.

Mësohet se dorëheqja e saj tashmë është miratuar, pasi skuadra “Shqiponja” ku Fetie Kasaj shërbente, është përfshirë në datën 23 shkurt 2023 në një situatë jo të mirë.

Mësohet se disa personazhe që në Vlorë njihet si kontigjent kriminal, nuk i janë bindur urdhrit të “Shqiponjave” duke çarë rrethimin, e tyre dhe janë larguar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, pasi kishin dyshime se me të qarkullonin, shtetas me precedent kriminal që mund të mbanin sende të kundërligjshme.

Drejtuesi i automjetit, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.  

Pas kësaj situate, disa ditë më vonë nga ndodhja e kësaj situate, Fetie Kasaj, ka paraqitur dorëheqjen duke u larguar nga radhët e Policisë së Shtetit.

 

 

Të fundit