Flash News

E-TJERA

Fevziu: Jam nga më të paguarit në Shqipëri, por më duket vetja varfanjak para politikës

Fevziu: Jam nga më të paguarit në Shqipëri, por më

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se politika të sjell disa përfitime, përfshirë edhe të jetuarit mes luksit.

I ftuar në studion e “Të Paeskpozuarit” në MCN Tv, Fevziu tregoi takimin me një politikan, emrin e të cilit nuk e bëri me dije, që sipas tij kishte veshur rroba që në total mund të kushtonin afro40 mijë euro.

Fevziu tha se duke parë një politikan të tillë, pavarësisht fitimeve që ai vetë merr si gazetar, ndonjëherë mund t’i duket vetja ‘varfanjak’ duke krahasuar të ardhurat që marrin njerëzit e politikës.

"Më bën përshtypje, e kam menduar shpesh. Mënyra se sa shpenzojnë një pjesë e politikanëve është e habitshme. Mjafton të shkosh te dera e parlamentit, të shohësh makinat me të cilat vijnë politikat, çantat që mbajnë, orët që mbajnë. Unë jam një nga njerëzit më të paguar në Shqipëri. Përveç pagës, kam patur të ardhura nga pronat jo të vogla. Shpeshherë më duket vetja varfanjak para politikës. Shihja një ditë një politikan të rëndësishëm, më thirri në kafe. Kishte një xhaketë 4 mijë euro. Këpucë që bëjnë 6 mijë e ca euro. I pashë një kravatë 250 euro dhe ora diku te 15 mijë euro, këto i njoha unë. Ai njeri kishte në trupin e tij mbi 40 mijë euro", tha Fevziu.

Të fundit