Flash News

E-TJERA

Fevziu: Në momentin që Berisha s'do të jetë në PD, ekziston rreziku që partia të shkërmoqet

Fevziu: Në momentin që Berisha s'do të jetë në PD,

Gazetari Blendi Fevziu deklaron se ekziston rreziku që në momentin që Sali Berisha mos të jetë më në PD, kjo parti rrezikon të shkërmoqet .

Jam kundër idesë që të kushtëzohet që Sali Berisha të kandidojë.  SHBA kanë deklaruar se nuk do e heqin non grata.  Nëse fiton zgjedhjet nuk di  çfarë mund të them. Unë nuk e di çfarë mund të bëjë Berisha nëse vihet në krye të PD-së.  

Ekziston një rrezik që e gjithë kjo situatë, gjithë produkti i këtyre 10 viteve, gjithë kjo frymë përçarje, që në momentin që Berisha të mos jetë më në këtë parti, ekziston rreziku që PD-ja  të shkërrmoqet. Ky është rreziku më i madh. Berisha e mban PD, por çështja është a fiton partia demokratike zgjedhjet”, thotë Fevziu në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv

I pyetur për një parashikim nëse Berisha mund të fitojë zgjedhjet në 2025, Fevizu thotë se  nuk mund ta parashikojë.

“S'di ta them, pasi nuk di platformën që do nxjerrë, nuk di rrethanat që do ndodhin deri atëherë, mund të ketë protesta. Nuk bëj dot parashikime”, tha gazetari.

Të fundit