Flash News

E-TJERA

Fevziu: Nuk ka asnjë shans që Meta të marrë PD-në nga Berisha

Fevziu: Nuk ka asnjë shans që Meta të marrë PD-në nga

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se kryeministri Edi Rama ka interes që beteja brenda Partisë Demokratike të vazhdojë.

I ftuar në “Milori Live” në Klan Tv, Fevziu u pyet lidhur me zërat se Ilir Meta mund t’i marrë postin e kryetarit të PD Berishës, ëhstë një thashethem kafenesh.

“Ideja që Berisha që të tërhiqet dhe të ia lërë Metës është një thashethem kafesh. Që Meta të marrë opozitën dhe të dominojë PD nuk ka asnjë shans praktik, që të jetë lideri i PD, Meta nuk ekziston”, u shpreh Fevziu.

Fevziu tha se një PD e përçarë do të ishte më pak konkurruese në zgjedhje për socialistët, duke tentuar kështu t’iu japë goditje në zgjedhje lokale. Gazetari shtoi se problem i Ramës nuk është opozita, por vetë ai dhe nëse ndodh që qetësia e kryeministrit prishet, mund të ndodhë pikërisht prej tij.

“Ramës i intereson që brenda PD-së të ketë një betejë që të vazhdojë. Ramës i intereson që PD të jetë një parti ku të mos marrë vesh i pari dhe i dytë. Rama po lëviz për llogarinë e tij, një PD e përçarë është një PD që nuk është një formacion konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, do të mundohet t’i japë një goditje në zgjedhjet lokale. Rama po projekton mandatin e katërt. Problemi i Ramës është vetë Rama, nuk është opozita. Në këto, rrethana kur opozita e ka të vështirë të kryejë rolin e saj, qetësia e Ramën mund t’i prishet nga vetë Rama. Nëse këto arrestime vijojnë, mbajtja e pushtetit nuk do jetë e thjeshtë. Rama tani ka armikun dhe aleatin e tij vetë Ramën”, tha Fevziu.

 

Të fundit