Flash News

E-TJERA

Fevziu: Rama nuk e ka aq të thjeshtë mandatin e tretë, Shqipëria shkon në kaos nëse do ketë vjedhje votash

Fevziu: Rama nuk e ka aq të thjeshtë mandatin e tretë,
Gazetari Blendi Fevziu

Gazetari i njohur Blendi Fevziu deklaron se kryeministri Edi Rama nuk e ka aq të thjeshtë të marrë mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Fevziu thotë se nëse do të ketë vjedhje votash në zgjedhjet e vitit 2021, rrezikohet një kaos në vend.

“Mendoj se Rama nuk e ka aq të thjeshtë të marrë mandatin e tretë, votimi kryesor në këtë rast nuk do jetë a do vijë Luli, shqiptarët do shkojnë të votojnë nëse Rama i ka qeverisur mirë apo keq. Ideja e mungesës së lidershipit vazhdon të ekzistojë.

Unë mendoj që dy mandate janë një kosto e madhe për PS, nëse nuk e amortizon dot këto kosto, do t’i humbë zgjedhjet. Nëse në këtë vend do shkojnë dhe do vidhen votat dukshëm, shpresoj që këtë herë nuk do ndodhë më, do rrezikojmë të hyjmë në një kaos dhe në një situatë që do dalë jashtë kontrollit dhe do ishte fatale për Shqipërinë. Nuk besoj se do ketë vjedhje zgjedhjesh”, u shpreh gazetari Blendi Fevziu.  

 

Të fundit