Flash News

E-TJERA

Fevziu: Rezoluta e PS mund të jetë një nismë anti-SPAK në vetvete

Fevziu: Rezoluta e PS mund të jetë një nismë anti-SPAK

Gazetari Blendi Fevziu komentoi votimin nga mazhoranca në Kuvend të rezolutës anti-korrupsion dhe ngritjen e komisioni për këtë çështje.

I ftuar në MCN TV,, gazetari thotë se komisioni nuk do të ndryshojë asgjë.

Ai deklaroi se SPAK është më shumë i varur nga ndërkombëtarët që kanë qenë dhe garantuesit e punës së tij.

"Rama e ka perceptuar, në fokus grupe dhe sondazhe njollosja që ka marrë mazhoranca me korrupsionin, i kanë vënë një njollë shumë të madhe, e vetmja mënyrë që ai të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me një lloj shpëlarje është të flasë sa më shumë për korrupsionin dhe gjërat kundër korrupsionit edhe pse në thelb nuk do të ndryshojë asgjë.

Synon të japë përshtypjen sikur Rama po bën ç’është e mundur sikur po lufton korrupsionin.

Mund të jetë tentativë kundër SPAK, por komisioni nuk ka çfarë t’i bëjë, SPAK është i paprekshëm.

Mund të jetë një nismë anti-SPAK në vetvete, por është një nismë që nuk jep asgjë", u shpreh Fevziu. 

Të fundit