Flash News

E-TJERA

Fevziu: Takimet e Yuri Kim me opozitën i shikoj si mbështetje

Fevziu: Takimet e Yuri Kim me opozitën i shikoj si mbështetje

Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu e konsideron takimin mes ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta si mbështetje për opozitën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Fevziu teksa komentoi intervistën e fundit me Kim, nënvizoi se opozita është e pafavorizuar në raport me qeverisjen dhe shkak për këtë sipas tij është shpallja “non grata” e Sali Berishës.

“Duhej një lloj shikimi më kritik në raport me kujdesin e qeverisë ndaj parave të pista, amnistisë fiskale, dhe në këto pika ambasadorja ishte e drejtpërdrejt.

Ishte një lloj rikonfirmimi për financimet ruse, por nuk bëri gjë publike. Problemi i tretë ishte me këndvështrimin e opozitës, ku nuk pati ndonjë gjë të re sepse dihet ngërçi i SHBA-së me Berishën që vjen nga shpallja ‘non grata’. Opozita pikërisht për këtë arsye duket si e pafavorizuar në raport me qeverisjen.

Një zhbalancim i tillë është një problem i madh për vendin. Ajo që Kim tha në raport me takimin me Ilir Metën, unë e shikova si mbështetje për opozitën e jo në raport me Metën”- u shpreh gazetari.

 

Të fundit