Flash News

E-TJERA

Fevziu tregon skandalin me prokurorinë: I hapën telefonin dhe u dhanë gazetarëve info personale

Fevziu tregon skandalin me prokurorinë: I hapën telefonin dhe u

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë publik rastin e një prokurori në vend, se si për llogari të një hetimi, të dhënat e tij personale në një telefon që kishin sekuestruar, ua kishin shpërndarë më pas gazetarëve.

“Dje më referuan një rast, nuk e di ta them nëse është në SPAK apo në Prokurorinë normale, këtë nuk e them dot, por më thanë që një telefon i hapur për arsye hetimi specifik, i janë marrë gjërat personale që kanë qenë dhe janë shpërndarë nëpër gazetarë.

Nëse ndodh kjo dhe nëse ndodh që ky person kryen një gjë, një akt ndaj vetes, kjo pastaj e çon gjithë shoqërinë në një dramë. Siç ke të drejtën të hetosh, duhet të kesh dhe ruajtjen e sekretit hetimor”, u shpreh Blendi Fevziu.


Ai shtoi se në lidhje me këtë rast është duke mësuar të tjera informacione se në cilën Prokurori ka ndodhur ngjarja.

Të fundit