Flash News

E-TJERA

Fico: Incidenca 2-javore ka pësuar zbritje, por Covid-19 vijon të jetë më fatal tek meshkujt

Fico: Incidenca 2-javore ka pësuar zbritje, por Covid-19 vijon të

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico deklaton se Covid-19 vijon të jetë më fatal tek meshkujt, ndonëse sipas saj incidenca 2-javore ka pësuar zbritje.

Duke folur në konferencën e mbajtur nga Komiteti Teknik për situatën e deritanishme epidemiologjike, Fico shtoi se edhe mesatarja ditore e rasteve pozitive me Covid-19 ka rënie.

 “Mesatarja ditore e rasteve pozitive është ulur dhe numri total i rasteve aktive gjithashtu është ulur. Më shumë fatal COVID është te meshkujt, numri mesatar i të shtruarve në spital ka rënë në 394 nga 466, edhe pse kemi vazhduar me vaksinimin duhet ta kemi të qartë që indikatorët nuk janë ulur në një mënyrë drastike për të marrë masa të një karakteri tjetër”, tha Fico.

 

Të fundit