Flash News

E-TJERA

Fier/ 26-vjeçarja mbyti babanë me tel, vihet në pranga edhe e ëma

Fier/ 26-vjeçarja mbyti babanë me tel, vihet në pranga edhe e

Një krim i rëndë tronditi dje fshatin Frashër në Fier. Ermalinda Rama, 26 vjeç, u vu në pranga pasi mbyti me tel babanë e saj.

Pas vrasjes në banesën e tyre, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Bashkë me 26-vjeçaren, është vënë në pranga edhe e ëma.

Sipas informacioneve, pasi e kanë mbytur me tel, nënë e bijë e kanë dëmtuar në pjesët intime. Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale.

Ermalinda Rama ka pranuar krimin në polici duke treguar edhe motivet që e çuan drejt këtij akti ekstrem. Sipas saj, i ati ishte fanatik dhe nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej.

Të fundit