Flash News

E-TJERA

Fier/ 80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Fier/  80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët

Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 hektarë tokë bujqësore në fshatin Çerven në bashkinë e Fierit është ende nën ujë.

Banorët shprehen të indinjuar se të gjitha tokat e kultivuara me grurë, jonxhë, lakër, presh, spinaq, por edhe ullinj janë të përmbytura. Ata pohojnë se këto toka i disponojnë me ligjin 7501, edhe pse është tokë lumore, ata paguajnë taksa, por nuk dëmshpërblehen.

Fatmirësisht argjinatura e ndërtuar pas vitit 2017, i mbrojti nga përmbytjet e banesave, por mospastrimi i kanaleve kullues ka bërë tokat buzë lumit jo vetën të jenë nën ujë, por dhe uji të mos tërhiqet.

‘E kemi të pamundur të shkojmë në toka’,- thonë banorët për TCH ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja e bashkisë me mjete.

Ende asnjë komision nuk ka dalë në terren për të verifikuar dëmet, ndërsa banorët nuk shpresojnë në dëmshpërblime.

Të fundit