Flash News

E-TJERA

Fier/ Drejtuesi i motorit përplaset me këmbësorin, plagosen të dy

Fier/ Drejtuesi i motorit përplaset me këmbësorin, plagosen

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Boçovë në Fier.

Mësohet se një motor është përplasur me një këmbësor, i cili u plagos bashkë me drejtuesin e motorit. Të dy janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit