Flash News

E-TJERA

Fier/ Makina del nga rruga, plagoset shoferja

Fier/ Makina del nga rruga, plagoset shoferja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Libofshë, në vendin e quajtur Rreth-Libofshë.

Një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur, ndërsa ka lënë të plagosur drejtuesen A. P., e  cila është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit Rajonal Fier.

E dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor të cilët mbërritën në vendngjarje, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit