Flash News

E-TJERA

"Benzi" përfshihet nga flakët në Fier, shpëton shoferi

"Benzi" përfshihet nga flakët në Fier, shpëton

Një makinë tip “Mercedes-Benz”, ka marrë flakë mbrëmjen e sotme, në aksin që lidh qytetin e Fierit me autostradën Fier-Tiranë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka ndalur mjetin dhe ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sakaq, policia na njofton se po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Të fundit