Flash News

E-TJERA

Fier/ Mbytet duke u larë në det një 35-vjeçar

Fier/ Mbytet duke u larë në det një 35-vjeçar

Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima i identifikuar si B. H., ka qenë duke u larë në det. Raportohet se 35-vjeçari nuk ka shenja në trup.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit”, njofton policia.

Të fundit