Flash News

E-TJERA

Fier/ Tentuan të grabisnin dyqanin, polici përleshet me tre autorët

Fier/ Tentuan të grabisnin dyqanin, polici përleshet me tre

Tre persona janë përleshur me një efektiv policie mëngjesin e sotëm në Fier, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, ku tre personat, ende të paidentifikuar kishin shkuar dhe po tentonin të vidhnin një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë, i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Efektivi i policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat, ate të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e tyre, si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 06:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier, tre persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore.

Punonjës i Policisë ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit