Flash News

E-TJERA

Fier/ U fut në banesë për të grabitur, 40-vjeçari humb jetën pasi ngeci te dritarja

Fier/ U fut në banesë për të grabitur, 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në banesën ku dyshohet se ishte futur për të kryer grabitje. 40-vjeçari ende i paidentifikuar, në tentativë për të hyrë brenda shtëpisë, ka ngecur te dritarja e për pasojë ka humbur jetën.

Ka qenë fqinji i pronarit të banesës i cili ka pikasur të riun dhe më pas ka njoftuar policinë. Sipas tij, pronari ndodhet prej një muaj në Greqi te fëmijët.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk është identifikuar ende.

Të fundit