Flash News

E-TJERA

Fier/ Vajza mbyt babain me tel, arrestohet 26-vjeçarja, shoqërohet në komisariat nëna

Fier/ Vajza mbyt babain me tel, arrestohet 26-vjeçarja, shoqërohet

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Fier, ku një 26-vjeçare dyshohet se ka vrarë babanë e saj me tel .

Policia ka arrestuar vajzën, ndërsa nëna e saj është shoqëruar pasi dyshohet për bashkëpunim në fshehjen e krimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të datës 23 korrik, në fshatin Frashër të Fierit. Shtetasja Emanilda Rama, 26 vjeçe, njoftoi Policinë se i ati, Anesti Rama, 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht në banesën e tyre.

 Por hetimet e para të Policisë ngritën dyshime serioze se rrethanat e vdekjes nuk përputheshin me një ngjarje aksidentale dhe arritën të zbardhin dinamika e ngjarjes.

Sipas Policisë, vajza ka mbytur babanë e saj me tel për motive të dobëta, dhe më pas, së bashku me nënën, shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të fshijnë gjurmët e krimit duke pastruar trupin e viktimës.

Operacioni i koduar “Inskenimi” çoi në arrestimin e vajzës dhe shoqërimin e së ëmës, e cila ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ndërsa po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj.

Materialet për ngjarjen i janë referuar Prokurorisë së Fierit, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e motiveve dhe e dinamikës së krimit.

Të fundit