Flash News

E-TJERA

Fier/ Zjarr në një ndërtesë banimi, dy të moshuar shpëtohen në kohë nga fqinjët

Fier/ Zjarr në një ndërtesë banimi, dy të moshuar

Një ndërtesë banimi në lagjen “15 Tetori” në Fier u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme, duke krijuar panik mes banorëve të zonës.

Zjarri ka përfshirë katin e tretë të godinës katërkatëshe, ndërsa dy mjete zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët.

Në momentin e zjarrit, brenda banesës ndodheshin dy të moshuar, të cilët u shpëtuan në kohë nga fqinjët.

Fatmirësisht, deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në katet e tjera.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Të fundit