Flash News

E-TJERA

Fierza del nga “pika e vdekjes”, reshjet rritin nivelin në kaskadë, por energjia vijon të blihet

Fierza del nga “pika e vdekjes”, reshjet rritin nivelin në

Reshjet e shiut kanë dhënë efekte pozitive duke rritur nivelin e hidrocentralit në kaskadën e Drinit, Fierzën, duke e shpëtuar nga pika kritike 259 metra në 267.46 metra.

Të dhënat e fundit nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare se nivelet e hidrocentraleve në kaskadë, janë 173.38 metra për Komanin dhe 74.71 për Vaun e Dejës, sipas Monitor.

Në Fierzë, prurjet kanë pësuar një rënie të ndjeshme në raport me një ditë më parë. Aktualisht ato janë 405 m3/s në Fierzë, 180 m3/s në HEC Koman dhe 20 m3/s HEC Vau i Dejës.

Megjithëse prurjet janë rritur, energjia elektrike vijon të sigurohet nga importi, me qëllim ruajtjen e rezervave.

KESH bëri me dije se prodhimi ditor në tre HEC-et e vendit është 9.663 MWH (ditor). Kjo do të thotë se gati gjysma e energjisë e cila përdoret për konsum po prodhohet në vend, ndërsa vijon që importi të mbajë kreun.

Aktualisht kaskadë rezerva energjetike ka arritur në 437.98 GWh.

Referuar të dhënave për nivelet e tre e kaskadave në tre HEC-e, vendi ndodhet ende përballë një situate të vështirë duke parashikuar kohën e thatë dhe pa reshje gjatë verës. Kjo sjell kufizimin të prodhimit të energjisë në vend dhe rritjen e faturave për importin.

Të fundit