Flash News

E-TJERA

Fikja e radarëve për trafikantët, ish-ministri i Brendshëm: Kodheli dhe Kraja përgjegjës, së shpejti do dalin të tjera skandale

Fikja e radarëve për trafikantët, ish-ministri i Brendshëm:

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka reaguar lidhur me dëshminë e dhënë nga një prej të penduarve të operacionit “Shpirti”, sipas të cilit radarët fikeshin kundrejt pagesave 15 mijë euro nga trafikantët për një orë.

Në një postim në rrjetet sociale, Demiraj shkruan se 4 vite më parë në detyrën si Ministër i Brendshëm ka denoncuar me fakte veprimtarinë korruptive dhe kriminale në lidhje me mosfunksionimin e qendrës së radarëve dhe bashkëpunimin e trafikantëve me Ministrinë e Mbrojtjes në kohën e Mimi Kodhelit dhe të Arjan Krajës.

Demiraj thekson se radarët fikeshin në dijeninë e ministrews së atëhershme, Mimi Kodheli, por kjo e fundit nuk merrte asnjë masë. Sipas tij, tani fjalën e ka SPAK, dhe se së shpejti do të dalin në dritë të diellit të tjera skandale.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq!

Katër vite më parë në detyrën si Minister i Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale në lidhje me mosfunksionimin e qendres së radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve me Ministrinë e Mbrojtjes në kohen e Mimi Kodhelit dhe te Arjan Krajes.

Ky denoncim u be publik pasi i terhoqa vemendje ministres Kodheli, per deshtimin ne shume raste te operacioneve policore, pasi me dijenine e saj radaret fikeshin ne kohen kur kalonin skafet me droge, te cilet sipas deshmitareve te drejtesise paguanin 15.000 Euro per çdo fikje radari.

Kodheli me gjithe se kishte dijeni, nuk merrte asnje mase dhe kjo eshte qarte pasi te gjithe e kuptojne asryen dhe kujtojne denoncimet qe bente PD ne ate kohe çdo dite.

Kete e verteton më së miri edhe deklarimi i deshmitarit te drejtesise se personeli i radareve paguhej me 15.000 Euro kur fiknin radarët. Kjo eshte vertetuar edhe me parë nga pergjimet e klanit Habilaj, duke vertetuar me se miri se akuza e ime dhe e drejtorit të pergjithshem te policise ndaj Kodhelit eshte e vertete.

E verteta ne lidhje me trafiqet dhe austraden e droges, korrusionin ne MM dhe shkaterrimin e ushtrise po dalin dhe do vazhdojne te dalin çdo dite.

Tani per ministren e mbrojtjes fjalen e ka SPAK-u dhe jam shume konfident se se shpejti do te dalin ne drite te diellit edhe skandale te tjera.

Kjo histori fillon në muajin tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes ) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik ne vitet mars 2015-maj 2017.

E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit të lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes po del çdo dite dhe me shume, përfundimisht duke vërtetuar te gjitha akuzat e Partisë Demokratike.

Të fundit