Flash News

E-TJERA

"Demokracia vdes në errësirë"/ Fikja e sinjalit të News24, gazetarët dalin në protestë

"Demokracia vdes në errësirë"/ Fikja e sinjalit të

Gazetarët kanë dalë në protestë mesditën e kësaj të hëne pas fikjes së sinjalit të televizionit News 24. Me pankarta në duar, ata janë mbledhur në hyrje të godinës, teksa shprehen se kjo është një censurë ndaj fjalës së lirë.

Në ditën e tretë të mbylljes së transmetimit të këtij televizioni, shihet se prezenca e policisë ushtarake vijon të jetë në të gjithë ambientet e godinës, pa patur asnjë lloj tërheqje megjithëse aksioni është kundërshtuar edhe nga organizatat vendase e të huaja si dhe politikanë të njohur e aktivistë të shoqërisë.

Të pranishëm në protestë janë edhe përfaqësuesit e opozitës, deputetja Ina Zhupa, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, Lefter Maliqi dhe avokati Marash Logu. 

Protesta e sotme është lajmëruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili ka reaguar menjëherë që në orët e para të mbylljes së transmetimit të News24 dhe pushtimit të godinës nga policia e shtetit dhe ajo ushtarake.

"Demokracia vdes në errësirë"/ Fikja e sinjalit të

Të fundit