Flash News

E-TJERA

Fileto pule me salmonelë në treg, AKU bllokon mishin e ardhur nga Brazili

Fileto pule me salmonelë në treg, AKU bllokon mishin e ardhur nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi mishi, fileto pule, pasi është konstatuar prani e salmonelës.

Sipas AKU, mishi është importuar nga Brazili dhe ka hyrë në vend përmes Portit të Durrësit. Pas konstatimit të salmonelës, është bllokuar edhe sasia e mishit e cila ishte nxjerrë në treg për shitje te konsumatori.

“Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, njofton AKU.

Të fundit