Flash News

E-TJERA

Fillimisht akuzuan shqiptarët, mediat greke për krimin e bujshëm: 20-vjeçarja u vra nga bashkëshorti

Fillimisht akuzuan shqiptarët, mediat greke për krimin e bujshëm:

20-vjeçarja britanike, Caroline Crauts u vra nga bashkëshorti i saj Charalambos Anagnostopoulos.

Mediat greke shkruajnë se provat e grumbulluara deri tani nga hetuesit çojnë në dyshime të forta se autori i dyshuar kryesor është i shoqi.

Nga hetimet janë kamerat e sigurisë dhe ora biometrike e 20-vjeçares, e cila tregon kohën reale të vdekjes, çka nuk përkon me atë që kishte dëshmuar bashkëshorti i saj në polici.

Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares Caroline Krauts sipas provave në dispozicion të policisë dhe që konsiderohen të mjaftueshme është vrasësi i saj. Përmbysja e hetimeve e sjell pilotin nga pozicioni i burrit dhe babait të shkatërruar në pozicionin e të akuzuarit për një nga rastet më famëkeqe të vrasjeve të viteve të fundit.

Të dhënat që sipas policisë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar vijnë kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë së të dhënave nga kamera, celularët e çiftit, por edhe ora biometrike e 20-vjeçares që tregoi kohën reale të vdekjes e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos”, shkruajnë mediat greke.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, vranë 20-vjeçaren britanike, qenin  e familjes dhe torturuan edhe atë vetë.

Fillimisht mediat vendase shkruan se autorët e vrasjes mund të jenë shqiptarë. Sipas asaj që piloti 32-vjeçar ka dëshmuar tek autoritetet, ai ka dëgjuar që vrasësit e gruas së tij të flisnin në një gjuhë të huaj dhe pas përpjekjeve nga vetë ai dhe autoritetet, burri arriti të vërtetonte se ishte gjuha shqipe.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

 

Të fundit