Flash News

E-TJERA

"Filma me krevate bosh", eksperti i Shëndetit Publik: S’mund të kesh 15 pacientë në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje

"Filma me krevate bosh", eksperti i Shëndetit Publik:
Erion Dasho

Teksa mungesa e shtretërve në spitalet COVID ka qenë temë kryesore e diskutimeve politike së fundmi, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka hedhur dyshime lidhur me shifrat e raportuara për pandeminë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Dasho e sheh absurd faktin që nga 15 pacientë të shtruar në reanimacion, raportohen 8 apo 12 vdekje si pardje.

Më tej ai argumenton se rreth 20% e pacientëve në botë, të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv, teksa në Shqipëri ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15.

Postimi i plotë:

367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vdekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)! Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje.

Përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15!

Qytetarët nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë! A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!

Të fundit