Flash News

E-TJERA

Filmoi trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit, ndalohet shoferi i ambulancës

Filmoi trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit, ndalohet shoferi i

Policia ka ndaluar shoferin e ambulancës në Vlorë, pasi filmoi turpin e pajetë të recepsionistit Eraldo Nevruzi, me qëllim për ta shpërndarë në media.

Në telefonin e 62-vjeçarit u gjetën disa foto të trupit të pajetë të Nevruzit, i cili u gjet i hedhur në një gurore në afërsi të Vunoit.

"Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E. N., grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazetarët që nuk pranuan të publikonin videon e dërguar nga ky shtetas të trupit të pajetë të shtetasit E. N", thuhet në njoftim.

Të fundit