Flash News

E-TJERA

Finalizohet operacioni “Nata”, zbardhen tre raste vjedhjesh në Tiranë

Finalizohet operacioni “Nata”, zbardhen tre raste vjedhjesh në
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Nata”, duke goditur një grup që vepronte në fushën e vjedhjes. Në pranga ka rënë një prej autorëve, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar shtetasi B. N., 38 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij, R. F. dhe E. L. (S). Të tre këta shtetas dyshohen se, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, kanë kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas policisë, autorët kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune në një biznes dhe në një kantier ndërtimi, ndërsa kanë tentuar të vjedhin edhe një banesë.

Autoritetet vijojnë punën për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit