Flash News

E-TJERA

Finalizohet operacioni policor "Skema", identifikohen 7 të dyshuar për mashtrim fiskal

Finalizohet operacioni policor "Skema", identifikohen 7 të

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti, ka finalizuar pas një hetimi disamujor operacionin e koduar "Skema". Si rezultat, janë identifikuar 7 persona të dyshuar për deklarim të të dhënave financiare fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej rreth 3 milionë eurosh.

Në kuadër të këtij operacioni, Gjykata e Durrësit ka vendosur masa sigurie për 4 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Masat e sigurisë të ekzekutuara janë:

Arrest me burg për shtetasin I. A., 48 vjeç, i akuzuar për krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar.
Arrest në shtëpi për shtetasen A. P., 36 vjeçe, për të njëjtën vepër penale.
Detyrim paraqitjeje për shtetasin A. M., 34 vjeç, dhe për shtetasen B. Ç., 34 vjeçe, e cila akuzohet për moskallëzim krimi.
Tre persona të tjerë të shpallur në kërkim janë:

I. V., 35 vjeç
R. S., 22 vjeç
L. T., 19 vjeç
Të tre janë përfshirë në këtë skemë mashtruese dhe u është caktuar masa e sigurisë "Arrest me burg". Hetimet tregojnë se administratorët dhe punonjësit e subjekteve ekonomike, të cilët operonin në fushën e ndërtimit dhe shërbimeve mbështetëse, deklaronin të ardhura dhe shpenzime të rreme për të shmangur detyrimet fiskale.

Policia vazhdon punën për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit