Flash News

E-TJERA

Finalja e Conference League në Tiranë, Duka: Do vijnë forca sigurie nga Holanda dhe Italia

Finalja e Conference League në Tiranë, Duka: Do vijnë forca

Për mbarëvajtjen e finales së Conference League që do të luhet në “Arenën Air Albania” do të vijnë në Shqipëri forca sigurie nga Holanda dhe Italia.

Ky fakt u bë i ditur nga presidenti i FSHF Armand Duka në Radarin Informativ në Abc teksa foli për përgatitjet dhe masat e marra nga autoritetet tona dhe nga UEFA.

Për të ruajtur rendin dhe sigurinë, do të vijnë forca sigurie nga Holanda dhe Italia”, tha Duka.

Sipas tij, për të parë ndeshjen do të vijnë disa legjenda të futbollit ndër vite.

Ka shumë vipa që do vijnë, duke filluar nga presidenti i UEFAS federatash, ish futbollistë të njohur. Ish kapiteni i Rimës Francesco Todi, ish legjenda portugeze Luis Figo…”, tha Duka.

 

Të fundit