Flash News

E-TJERA

Finalja e Conference League në Tiranë, FSHF tregon si mund të blihen biletat

Finalja e Conference League në Tiranë, FSHF tregon si mund të

Kanë mbetur edhe 30 ditë nga finalja e madhe e UEFA Conference League që do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, më 25 Maj.

UEFAdhe Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, po vijojnë më përgatitjet e organizimi të eventit. FSHF ka publikuar link-un ku çdo qytetar i interesuar për të ndjekur live nga stadiumi finalen, mund të blerë biletën.

Fillimisht, çdo i interesuar mund të regjistrohet këtu https://europaconferenceleague-sales.tickets.uefa.com/ dhe të krijojë një llogari personale.

Sipas informacionit zyrtar të UEFA-s pritet që shitja e biletave të nisë në ditët në vazhdim. Pas krijimit të llogarisë në faqen zyrtare, personat e përzgjedhur nga UEFA do të njoftohen për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin në mënyrë që të pajisen me biletat e finales.

Sa i përket garës, kanë mbetur katër skuadra që pretendojnë për trofeun, teksa në mesjavë do të luhen edhe dy çiftet gjysmëfinale, Leicester – Roma dhe Feynoord – Olimpique Marseille.

Të fundit