Flash News

E-TJERA

Finalja e Conference League, si do të hyjnë tifozët në “Air Albania”

Finalja e Conference League, si do të hyjnë tifozët në

Teksa edhe disa orë ndajnë nga nisja e finales së Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, janë bërë publike edhe procedurat që do të ndiqen për hyrjen e tifozëve në ‘Air Albania’.

Duke filluar nga ora 18:00 tifozët do të jenë të pajisur me një biletë elektronike dhe do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë. Çdo person që ka një biletë elektronike në telefon do t’i aktivizohet në pjesën e jashtme të stadiumit dhe në pjesën e brendshme bëhet i vlefshëm.

Bileta në fjalë është nuk mund të falsifikohet dhe as të shitet.

Tifozët nuk duhet të kenë çanta më të mëdha se sa formati i letrës A4 ndaj dhe do të ketë dy vende depozitimesh për çanta, njëra tek Universiteti Politeknik dhe tjetra te hoteli “Rogner”. Vullnetarët do të kujdesen në këtë pjesë për t’iu rikthyer çantat tifozëve.

Të fundit