Flash News

E-TJERA

Finalja e Ligës/ Ambasada thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni këto zona, situata mund të bëhet e paparashikueshme

Finalja e Ligës/ Ambasada thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni

Ambasada e SHBA-së ka dalë me një njoftim për qytetarët amerikanë mbi datën 25 maj, ku në Tiranë do të luhet finalja e Ligës Evropiane.

Nisur nga fakti që qeveria e ka shpallur pushim zyrtar për të gjithë qarkun dhe automjetet nuk do të lejohen të qarkullojnë, ambasada thotë se edhe zona rreth saj do të jetë  ebllokuar.

Ajo u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin qendrën e Tiranës dhe zonën e stadiumit. Ambasada thekson se “disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme”.

Gjithashtu iu sugjeron që të ndjekin mediat për zhvillimet që pritet të ndodhin atë ditë.

 

 

Të fundit