Flash News

E-TJERA

Finalja e UECL, Duka: Vendet bosh në 'Air Albania' u lanë qëllimisht, çmimet s’kanë qenë ‘të kripura’

Finalja e UECL, Duka: Vendet bosh në 'Air Albania' u lanë

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur rreth finales së Conference League e cila u zhvillua në ‘Air Albania’, ku Roma fitoi titullin kampion përballë Feyenoord.

Në një lidhje direkte për studion e ‘Log’ në Abc News, Duka foli edhe për 1.500 vende në stadium që qëndruan bosh, në një kohë që përflitej për një fluks tifozësh. Duka tha se vendet u lanë bosh me qëllim që të kishte më shumë prani të medieve.

“Nuk i kam dëgjuar këto, por gjithsesi gazetari investigative që do të nxjerrë probleme do të ketë gjithmonë. Kapaciteti i stadiumit është ulur me dashje për të patur më shumë vend për mediat. Sa i përket çmimeve, të gjitha çmimet janë përcaktuar dhe janë diktuar me konsultim me ekspertët e UEFA-s”, u shpreh Duka.

Sa i përket çmimeve të cilat u raportuan të ishin më të shtrenjta se zakonisht, Duka tha se “çmimet kanë qenë normale”.

Të fundit